Dirigo

Politika e privatësisë

Përditësuar më 30 tetor 2026.

1. Kush jemi

Dirigo ofrohet nga CodeAPIness SHPK, NIPT M12305008A, me adresë Rruga "Sotir Çaçi", Njësia Bashkiake nr. 3, Tiranë, Shqipëri ("ne"). Për çdo pyetje mbi të dhënat personale: privacy@dirigo.tv.

Dirigo është shërbim për biznese. Për të dhënat e llogarisë dhe të faturimit të biznesit klient ne jemi kontrollues. Për përmbajtjen që biznesi vendos në ekranet e veta dhe për të dhënat e punonjësve të tij që përdorin panelin ne jemi përpunues, sipas marrëveshjes për përpunimin e të dhënave.

2. Çfarë të dhënash mbajmë

3. Për çfarë i përdorim

Vetëm për të ofruar Dirigo: të shfaqim dhe të luajmë përmbajtjen tuaj në ekrane, t'ju tregojmë gjendjen e tyre, t'ju dërgojmë alarme me email kur një ekran del offline, të faturojmë dhe t'ju ndihmojmë kur na shkruani. Nuk i shesim të dhënat, nuk i përdorim për reklama dhe nuk i përdorim për të trajnuar modele të inteligjencës artificiale.

4. Të dhënat nga Google dhe Instagram-i

Dirigo kërkon vetëm lejen drive.file. Me të, Dirigo sheh vetëm skedarët dhe dosjet që zgjidhni vetë në Google Picker, jo pjesën tjetër të Drive-it tuaj.

Përdorimi dhe transferimi te çdo aplikacion tjetër i informacionit të marrë nga API-të e Google nga Dirigo do t'i përmbahet Google API Services User Data Policy, përfshirë kërkesat Limited Use.

Të dhënat nga Instagram

Llogarinë profesionale të Instagram-it e lidhni përmes hyrjes së vetë Meta-s, dhe zgjidhni vetë llogarinë që ndani. Dirigo e përdor vetëm për të lexuar postimet tuaja, që të zgjidhni cilat shfaqen në ekranet tuaja.

5. Kush i përpunon për ne

Cloudflare mund t'i përpunojë të dhënat edhe jashtë Bashkimit Evropian; atëherë mbështetemi në klauzolat standarde kontraktuale të Komisionit Evropian.

6. Sa kohë i mbajmë

7. Të drejtat tuaja

Keni të drejtë të kërkoni qasje në të dhënat tuaja, korrigjimin, fshirjen, kufizimin e përpunimit ose kalimin e tyre te një shërbim tjetër, si dhe të kundërshtoni përpunimin. Shkruani te privacy@dirigo.tv; përgjigjemi brenda 30 ditëve. Nëse jeni punonjës i një klienti, mund t'i drejtoheni edhe atij.

Mund të ankoheni te Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale: https://www.idp.al.

8. Siguria

Lidhjet janë vetëm me HTTPS. Token-at e Google dhe të Instagram-it enkriptohen me një çelës që nuk ruhet në bazën e të dhënave. Të dhënat e çdo klienti ndahen nga të tjerët edhe në kod, edhe në bazën e të dhënave. Kredencialet e pajisjeve ndërrohen rregullisht dhe mund të revokohen nga paneli.

9. Fëmijët

Dirigo është për biznese dhe nuk u drejtohet personave nën 16 vjeç.

10. Ndryshimet

Kur e ndryshojmë këtë politikë, ndryshojmë datën në krye. Për ndryshime të rëndësishme ju njoftojmë me email para se të hyjnë në fuqi.

11. Kontakt

privacy@dirigo.tv, ose me postë: CodeAPIness SHPK, Rruga "Sotir Çaçi", Njësia Bashkiake nr. 3, Tiranë, Shqipëri.